“Rrogozhinasit” e Egnatias kanë arritur një fitore madhështore mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në “Loro Boriçi” kanë mundur “kuqeblutë” e Vllaznisë me rezultatin e pastër 0 me 2, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore.
Të dy golat e djemve të Edlir Tetovës kanë ardhur në pjesën e dytë të sfidës, ku fillimisht Isgandarli çon topin në rrjetën në minutën e 49’ të sfidës, pas një asistimi të “bomberit” ganez, Raphael Dwamena dhe në minutën e 90’ protagonist do të ishte sërish ganezi, i cili kësaj radhe dërgon topin në rrjetën e boshatisur, pas një pasimi të brazilianit Fernando.
Me këtë rezultat, Egnatia ngjitet në vendin e parë të Superiore, me 13 pikë, në 6 javë, 3 pikë më shumë se “bardheblutë” e Tiranës, mirëpo këta të fundit kanë një ndeshje për të luajtur. Në krahun tjetër, “kuqeblutë” e Vllaznisë mbeten në vendin e 4-t të renditjes me 8 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Goli i Vusal Isganderli, 0-1:
Goli i Raphael Dwamena, 0-2: