VIDEO/ Interi mposht bindshëm Romën në “Olimpico”

schedule19:54 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 19:54 - 4 Dhjetor, 2021

Interi ka arrirtur të triumfojë bindshëm ndaj Romën në “Olimpico” në kuadër të javës së 16 të Serie A.

“Zikaltërit” mbyllën gjithçka në 45 minutat e para pasi shënuan 3 gola, që do të ishin edhe të vetmit në këtë ndeshje.

Ndeshja u zhbllokua nga një super gol i Calhanoglu i cili e dërgoi topi në rrjetë nga goditja e këndit në minutën e 15.

Vetëm 10 minuta më vonë Edin Dzeko do të dyfishonte rezultatin dhe në të 39, Dumfries do të shënonte të tretin.

0-3 do ishte rezultati i pjesës së parë dhe i të gjithë ndeshjes edhe pse në 45 minutat e dyta Roma tentoi për të paktën një gol, por nuk ai doli.

Pas kësaj ndeshjeje Interi pozicionohet në vendin e dytë me vetëm 1 pikë larg Milanit, ndërsa Roma e Mourinhos merr humbjen e dytë radhazi dhe pozicionohet në vendin e 5 me 21 pikë.]

Shikoni  KËTU  permbledhjen e ndeshjes. /abcnews.al