Prej disa ditësh, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Gjithçka nisi, pasi ajo u shfaq me një flamur serb gjatë një koncerti në Hungari dhe si pasojë komentet kritikuese kanë qene të shumta. Këngëtarja reagoi më pas, duke theksuar se nuk e ka ditur se cilit shtet i përkiste ai flamur dhe se ajo është një shqiptare.
LEXO EDHE: Performoi me flamurin serb, e ëma i ‘tërheq veshin’ Rita Orës: Më ke bërë nervoze
Mirëpo, Rita duket se nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka ndarë një video në Instastory, ku shfaqet Mbreti Karli III, i cili flet për shqiptarët e famshëm që kanë bërë historinë si Nënë Tereza dhe nuk heziton të përmend edhe këngëtaren.
Në këtë mënyrë, me anë të kësaj video, Ora u ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e kritikuan dhe ka treguar edhe një herë se është krenare për prejardhjen e saj./abcnews.al
View this post on Instagram