Mediet greke kanë publikuar foton e shqiptarit, që për arsye ende të panjohura hapi zjarr para fëmijëve të tij 6 dhe 13 vjeç brenda dhe jashtë pallatit ku jetonte në zonën e Finikasit në Kalamaria, Selanik.
Emigranti shqiptar u dërgua mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Selanikut ku do të hetohet nga drejtësia greke.
Ndaj 32-vjeçarit është ngritur padi për për posedim droge, armëmbajtje pa leje, drejtim të rrezikshëm dhe dëmtim të pasurisë së hua, pasi pas të shtënave policia kontrolloi apartamentin e 32-vjeçarit, në të cilin gjeti 23 kilogramë kanabis, 1.2 kilogramë kokainë dhe një sasi prej 16 mijë eurosh.
Droga e gjetur në banesën e shqiptarit ka të stampuar logon e NBA.
Gjithashtu është arrestuar edhe vëllai i tij, një 29-vjeçar, me precedentë në trafikun e drogës i cili së fundmi jetonte në të njëjtën banesë me 32-vjeçarin shqiptar./abcnews.al/

