Kryeministri Rama është i ka dorëzuar çelsat e shtëpive të banorëve të Manzës, të cilët mbetën pa strehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Gjatë ceremonisë, Rama vizitoi edhe dy apartamente që ishin bërë gati për banorët. Në njërën prej tyre ai hasi një emigrant në Itali, i cili tha se kishte 20 vite atje, ndërkohë që në apartamentin tjetër në momentin e hyrjes, njëra prej shoqëruesve të Ramës i këshilloi banorët që të futeshin me këmbën e djathtë. /abcnews.al