VIDEO/ Holandës i dëmtohet portieri, zëvendësuesi lë nam kundër Turqisë

schedule18:39 - 24 Mars, 2021

schedule 18:39 - 24 Mars, 2021

Dy gola në Turqi-Holandë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Vendasit kanë shënuar dy herë në takimin që po luhet në “Atatürk Olimpiyat” të Stambollit.

Goli i parë erdhi në minutën e 15-të. Kundërsulm i shpejtë i Turqisë dhe gol i Burak Yilmaz. Sulmuesi i Lille mori një top nga Calahanoglu dhe e dërgoi atë në rrjetë pas një gjuajtje pa shumë pretendime.

 

Gafë e portierit Tim Krul. “Gardiani” i Norwich, i cili u aktivizua si pasojë e dëmtimit të Cillessen në nxemje, nuk ia doli të presë dot gjuajtjen e sulmuesit turk.

 

Yilmaz shënoi sërish në minutën e 34-t. Turqia fitoi një penallti dhe 35-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë kombëtares së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!