VIDEO/ “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, Dua Lipa “detyron” moderatorin amerikan të flasë shqip

schedule12:36 - 9 Shkurt, 2024

schedule 12:36 - 9 Shkurt, 2024

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka dhuruar disa momente gazmore gjatë një intervistë të dhënë në një emision me moderatorin Jimmy Kimmel, duke e bërë këtë të fundit të flasë shqip.

Moderatori amerikan kishte përzgjedhur disa nga shprehjet të përdorura gjerësisht nga shqiptarët, duke kërkuar shpjegimin për kuptimin e tyre nga këngëtarja Dua Lipa.

Disa nga shprehjet: “I ke bërë lekët rrush e kumbulla”, Kishte një dërrasë mangët, Sa për sy e faqe, Hip se të vrava zbrit se të vrava.

Gjatë intervistës nuk kanë munguar të qeshurat në emision, ndërsa Dua Lipa ka shpjeguar secilën shprehje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)


“I ke bërë lekët rrush e kumbulla”, Dua Lipa e shpjegoi duke thënë: “Do të thotë ti shpenzosh të gjitha parat e tua për të pirë e për të festuar, për të bërë qejf. Pra rrush dhe kumbulla.”

Jimmy Kimmel: E kishte një dërrasë mangët

Dua Lipa: Shumë gallat, e kishte një dërrasë mangët. Përkthimi fjalë për fjalë është “Të mungojnë dërrasat” që do të thotë pak a shumë si të thuash “të mungojnë disa vida, ke mungesë vidash”

Jimmy Kimmel: Sa për sy e faqe

Dua: Të bësh diçka vetëm për tu dukur pra vetëm për “show”.

Po ajo çfarë ka sjellë më qeshura ishte shprehja: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, për të cilën Dua tha: “Hip ose do të të vras zbrit ose do të të vras”, ç’ka ka shkaktuar të qeshura në studio.

Për të bërë një krahasim komik, Jimmy Kimmel e ka shoqëruar me një foto të Duas teksa ajo shihet e varur në një tub.

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!