Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Hellas Verona realitet i bukur në Itali, mposht Lazion në “Olimpico”

schedule22:47 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 22:47 - 12 Dhjetor, 2020

Hellas Verona vazhdon të konfirmohet një nga skuadrat më solide të Serie A. Sot mposhti 1-2 Lazion në “Olimpico”, duke u ngjitur përkohësisht në vend të gjashtë me 19 pikë.

Ndeshja e tretë radhazi pa fitore në shtëpi për bardhekaltrit, që në mesjavë siguruan kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions League.

Minuta e fundit e pjesës së parë solli zhbllokimin e takimit. Manuel Lazzari shënoi gabimisht në portën e tij dhe skuadra mike në avantazh.

 

Lazio e nisi mirë pjesën e dytë dhe arriti barazimin me anë të Felipe Caicedos në minutën e 56-të (asist i Lazzarit). Vendasit u hodhën në sulm në kërkim të golit të fitores, por atë e gjeti Hellas.

 

Gafë e ekipit të Inzaghit në minutën e 67-të dhe gol i francezit Adrien Tameze. Sfida nuk prodhoi më gola dhe Hellas Verona festoi marrjen e tre pikëve në fund. /abcnews.al

Serie A, java e 11-të
Lazio-Hellas Verona 1-2
(Caicedo 56′ / Lazzari (aut) 45′, Tameze 67′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!