VIDEO/ Habit japonezi i Burrelit, këndon këngën për Adem Jasharin

schedule12:56 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 12:56 - 22 Dhjetor, 2020

Burreli është një nga skuadrat më të mira të Kategorisë së Parë në këtë sezon dhe pretendon ngjitjen në Superiore, mision për të cilin lufton me Dinamon, që ka bërë merkato të fuqishme në verë.

Aspak mbrapa s’ka mbetur Burreli në fakt, që mes disa afrimeve ka edhe një japonez, Yuta Takahashi. 22-vjeçari numëron një paraqitje si titullar dhe gjashtë gjithsej, teksa mesa duket është ambientuar shpejt me Shqipërinë, aq sa të këndojë këngë patriotike tonat.

“Mora fjalë”, e kënduar nga Shkurte Fejza dhe e dedikuar për heroin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin është kënga, që Yuta duket se ka arritur ta mësojë dhe ta këndojë mjaft bukur. Momentet e veçanta janë shpërndarë në rrjetet sociale nga shokë e tij të ekipit. /abcnews.al