Manchester City po luan në fushën e vet ndaj Chelsea, sfidë e vlefshme për javën e 35-të të Premier League. Fitorja shpall “Cityzens” kampion të Anglisë, dhe ashtu po ndodh.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 për djemtë e Pep Guardiolës falë golit të Rahem Sterling. Trajneri spanjoll pati një bisedë të shkurtër me Thomas Tuchel përpara nisjes së takimit.
Të dy do të ndeshen mes tyre më 29 maj në finalen e madhe të Champions League, aty ku City dhe Chelsea pritet të dhurojnë një sfidë të zjarrtë dhe spektakolare.
https://streamable.com/ykn36m
Guardiola nuk e kursen batutën në lidhje me bisedën e kryer me trajnerin gjerman të Chelsea. “Tuchel më dha skemën taktike me të cilën do të luajë në finalen e Champions League.
Tani di çdo gjë në lidhje me Chelsea“, deklaron katalanasi, i cili zbulon se ka një miqësi me Tuchel prej periudhës që drejtonte Bayern Munchen në Bundesligë.
“Ne kemi një raport të gjatë prej kohësh. Unë isha në Mynih te Bayerni, ndërsa ai ishte te Dortmundi dhe Mainz, Thomas është një djalë i mirë“, përfundoi Guardiola. /abcnews.al