VIDEO/ Grabitën kasafortën e një biznesi në Sauk, morën paratë dhe e hodhën në lumë, tre të arrestuar

schedule08:40 - 5 Mars, 2024

schedule 08:40 - 5 Mars, 2024

Tre persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë grabitur kasafortën në një biznes në Sauk. Ngjarje kjo e ndodhur më datë 1 mars 2024.

Mësohet se në pranga kanë rënë Bashkim Sollaku, Endri Kolaci dhe Albert Çela, ndërsa në kërkim është një tjetër 27-vjeçar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.03.2024, kanë vjedhur në një biznes në Sauk, një kasafortë me 4000€ dhe 100 000 lekë, dhe më pas, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan.

Gajtë operacionit të koduar “River” mësohet se janë sekuestrohen kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!