VIDEO/ Goli më i bukur sezonal në Premier League është një perlë

schedule11:59 - 13 Gusht, 2020

schedule 11:59 - 13 Gusht, 2020

Premier League u mbyll me Liverpool kampion, ndërkohë që janë përzgjedhur edhe trajneri më i mirë dhe lojtari më i mirë i vitit. Klopp dhe Henderson ishin yjet e kampionatit anglez.

Si çdo vit është përzgjedhur edhe goli më i bukur i këtij sezoni dhe ai mban firmën e sulmuesit të Tottenham, Son Heung-min, kundër Burnley.

Një aksion krejtësisht personal,më shumë se 70 metra sprint dhe finalizim: më mirë se kaq koreani nuk mund të bënte dhe tani i gëzohet vlerësimit për golin e shënuar. /abcnews.al