Pa gola u mbyll pjesa e parë e ndeshjes Vllaznia-Siroki Brijeg, e vlefshme për raundin e parë të Conference League. Ekipi boshnjak fitoi 3-1 ndeshjen e parë, teksa pushimi i ka bërë mirë kuqebluve, të cilët kanë kaluar në avantazh në minutën e 49-të.
Fahrudin Djurdjevic ktheu në gol një asist të kapitenit Gurishta, moment që solli shpërthimin e tifozëve të pranishëm në “Loro Boriçi”. Tifozët e tepruan gjatë festës, duke lëshuar flakadanë dhe fishekzjarrë në fushë.
https://streamable.com/97l6f7
Situatë e papranueshme për kryesorin suedez, i cili vendosi të ndërpresë ndeshjen për disa momente, duke paralajmëruar që veprime të tilla të mos kryhen më. Ndeshja ka rinisur, skuadrat janë rikthyer në fushë dhe Vllaznia ka nevojë edhe për një tjetër gol. /abcnews.al