Hakim Ziyech ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij viti në Champions League. Ylli i Ajax shënoi golin e tretë për kampionët e Holandës në sfidën kundër Chelsea, duke e çuar rezultatin e sfidës në 1-3.
Pas dy golave të Promes, ishte ylli maroken ai që gjeti rrjetën, me një goditje dënimi nga një kënd i pamundur. Thuajse në flamurin e këndit, Ziyech nuk mendohet dy herë dhe tenton trekëndëshin e largët të portës, duke shokuar portierin spanjoll Kepa.
Kjo është hera e parë në historinë e klubit të Chelseat që pësojnë tre gola në pjesën e parë në një ndeshje të Champions League dhe çfarë supergolash kanë pësuar. Bravo Ajax, bravo Ziyech!/abcnews.al