Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka fituar një tjetër çmim në karrierën e tij. Francezi shkëlqeu javën e kaluar në Champions League kundër Barcelonës, ku shënoi dhe një hat-trick në “Camp Nou”.
Madje, 21-vjeçari është vlerësuar dhe nga UEFA për një golat e tij, duke u cilësuar si goli më i bukur i ndeshjeve të para të fazës 1/16. Konkretisht, bëhet fjalë për golin e tretë që Mbappe shënoi, i cili është pëlqyer shumë edhe nga fansat.
🇫🇷 Kylian Mbappé curls in a beauty, completes his hat-trick in style & wins #UCL Goal of the Week! 👏#UCLGOTW | @nissansports pic.twitter.com/Ftckn99P4U
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 26, 2021
Në minutën e 85-të të takimit, Draxler po udhëhiqte një kundërsulm të francezëve dhe Kylian ishte komplet i lirë në anën e majtë. Gjermani pason për të, i cili me një harkim shumë të bukur mposht portierin Ter Stegen. Një çmim mëse i merituar. /abcnews.al