VIDEO/ Golat kuqezi, Muçolli e Manaj e bëjnë “sefte” për vitin 2021

schedule17:29 - 14 Shkurt, 2021

schedule 17:29 - 14 Shkurt, 2021

Nga Danimarka, në Turqi: dy shqiptarë kanë shënuar golat e parë për vitin 2021 me skuadrat e tyre, por nuk u janë gëzuar dot fitoreve. Fantazisti Arbnor Muçolli realizoi në sfidën që Vejle BK barazoi 2-2 në shtëpi kundër Nordsjaelland.

Mesfushori i Shqipërisë U21 realizoi me një goditje me kokë, një gol i pazakontë për të. Goli i tij ishte i pari për Vejlje, që më pas e pa vetën në disavantazh. Gjithsesi në fund Denis Kolinger, shok skuadre me Uzunin vjet te Lokomotiva Zagreb, shënoi dhe shmangu humbjen.

https://twitter.com/i/status/1360948929836310531

Titullarë për Vejle BK ishin edhe Ylber Ramadani dhe Lundrin Hetemi, të pozicionuar në treshen e mesfushës. Shqiptari tjetër që shënoi sot ishte sulmuesi Arb Manaj, i cili ndryshoi skuadër këtë janar.

Dardani ishte në fushë nga minuta e parë kundër Menemenspor, skuadër me të cilën luan David Domgjoni dhe gjithashtu ishte përfshirë në formacion. Sulmuesi, në minutën e 60-të, shënoi për Balikesirpsor dhe i çoi shifrat në 1-1, duke shmangur humbjen e skuadrës së tij. /abcnews.al

https://streamable.com/gunl05

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!