VIDEO/ Gola, penallti dhe dy kartonë të kuq: Lyon pëson humbjen e parë

schedule22:57 - 15 Shtator, 2020

schedule 22:57 - 15 Shtator, 2020

Lyon pëson humbjen e parë për këtë sezon në Ligue 1. Ekipi që arriti në gjysmëfinalet e Champions League një muaj më parë, u mposht 2-1 jashtë fushe kundër ekipit të Montpellier.

Tre gola, penallti dhe nga një karton i kuq u regjistrua në sfidën e javës së tretë në kampionatin francez. Teji Savanier u tregua i saktë nga pika e bardhë (shënoi me panenka) dhe kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë.

Houssem Aouar la Lyon me një lojtar më pak një minutë para mbylljes së fraksionit të parë, duke i vështirësuar gjërat ekipit mik. Montpellier e shfrytëzoi situatën dhe dyfishoi rezultatin sërish me anë të Savanier.

Lyon fitoi një penallti 8 minuta nga fundi dhe Memphis Depay realizoi golin e shpresës. Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë tre minuta më vonë pas daljes me të kuqe të qendërmbrojtësit Hilton, por ndeshja nuk dhuroi më gola. /abcnews.al

Ligue 1, java e tretë
Montpellier-Lyon 2-1
(Savanier (pen) 36′, 59′ / Depay (pen) 82′)