Endri Çekiçi ka shkëlqyer sot me Ankaragucu, duke shënuar një nga golat më të bukur të javës në Turqi, por edhe të tij personalisht në karrierë.
Fantazisti ka marrë përsipër një goditje dënimi në nga e djathta, në pozicion shumë të prirët me portën, por ai ka treguar aftësitë e tij dhe ka tundur rrjetën shumë bukur.
Një gol me shumë vlerë për skuadrën e tij, që deri tani po err barazim të artë ndaj gjigantëve të Basaksehir me shifrat 1-1. Ky ishte goli i parë i Çekiçit, teksa numëron edhe 2 asiste në 10 ndeshje me skuadrën e re. /abcnews.al