Kristjan Asllani, mesfushori i Empolit, ishte protagonist ditën e djeshme me një gol të shënuar kundër të rinjve të Romës. Gjithsesi skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-1.
Asllani, pjesë e kombëtareve të moshave kuqezi, realizoi në minutën e 67-të përmes një goditjeje dënimi që e mahniti edhe komentatorin e ndeshjes, i cili e konsideroi të jashtëzakonshëm golin e mesfushorit shqiptar.
🔙 La #Roma torna a vincere e consolida il primato in classifica. L’autogol dell' #Empoli sblocca la gara, ma i giallorossi conquistano i 3 pt grazie a due reti nel finale
⚽ 58' aut. Pratelli (E); 67' Asllani (E); 89' Tripi (R); 96' Bamba (R)
🎙 @GabrieleSchiavi #Sportitalia pic.twitter.com/92QWR6mbSY
— Sportitalia (@tvdellosport) February 22, 2021
18-vjeçari është grumbulluar në gjashtë ndeshje me Empolin në Serie B, por ende nuk ka debutuar. Gjithsesi ai ka provuar të luajë kundër Napolit në Kupë, disa minuta, dhe tani pret që të marrë edhe më shumë minuta në vazhdim. /abcnews.al