VIDEO/ Goditje e pandalshme, Paqarada shënon supergol në hapjen e Bundesliga 2

schedule14:58 - 25 Korrik, 2021

schedule 14:58 - 25 Korrik, 2021

Një tjetër shqiptar është shfaqur protagonist në klubin e tij në Europë, pas asaj kryevepre të Ernest Muçit dje në Poloni. Sot ishte radha e mbrojtësit të Kosovës, Leart Paqarada.

Dardani ka mundur të shënojë në ndeshjen e javës së parë të Bundesliga 2, që skuadra e tij St. Pauli po luan ndaj Holstein Kiel dhe po e fiton me shifrat 2-0.

Anësori mundi të shënojë me një goditje shumë të fortë nga distanca në minutën e 11, duke mos i lënë asnjë shans portierit për të ndalur atë top. Nisje e mbarë për Paqaradën, që gjen golin që në ndeshjen e parë të kampionatit. /abcnews.al

https://streamable.com/e7s2wz