VIDEO/ “Gjithmonë në lëvizje”, Kumbulla tregon rutinën e karantinimit

schedule14:35 - 22 Nëntor, 2020

schedule 14:35 - 22 Nëntor, 2020

Marash Kumbulla pak ditë para se kombëtarja të grumbullohej për tre ndeshjet e këtij muaji, zbuloi se është i infektuar me koronavirus dhe u izolua menjëherë si masë për mospërhapjen e virusit të rrezikshëm.

Fatmirësisht mbrojtësi ka arritur ta përballojë me sukses infektimin dhe është në formë të mirë, madje nuk duket aspak si i infektuar. Herë pas here ai poston në Instagram, teksa sot ka vendosur të publikojë video me momente nga rutina e tij në izolim.

 

 

Ylli i Romës dhe kombëtares sonë në një video të postuar në Intagram shfaqet duke u stërvitur intensivisht dhe duket në gjendje të mirë. “Gjithmonë në lëvizje”, shkruan në përshkrimin e videos 20-vjeçari.

Kujtojmë se Kumbulla po e kalon karantinimin bashkë me të dashurën e tij, e cila është gjithashtu e infektuar. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)