Janë mbyllur pjesët e para në Tiranë dhe në Korçë, aty ku luhen dy sfidat e Superiores, Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Teuta. “Demat” e drejtuar nga Sormani udhëheqin 2-1, falë dy pasigurive të Isli Hidit.
Kapiteni i Bylisit i dhuron golin e parë Cordeiros, që në minutën e katërt, ndërsa në të 19-ën, bën një dalje të pastudiuar mirë, duke u ndëshkuar nga një goditje me kokë e Çinarit.
Partizani do të ndëshkohej nga Bylis në minutën e 30-të. Valentino Murataj do t’i rrëmbente topin Solomonit dhe do të krosonte në qendër, aty ku Ntephe realizon me kokë.
Ndërsa në takimi tjetër mes Skënderbeut dhe Teutës, fraksioni i parë është mbyllur i barabartë 1-1. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të Dejvi Bregut. Sulmuesi i Skënderbeut duket në formë shumë të mirë dhe ndëshkoi Frashërin me një gjuajtje me kokë.
Megjithatë, Teuta arriti të barazojë, falë yllit të skuadrës, Sherif Kallaku. Numri 10 i Teutës shënoi me kokë pas një topi të kthyer nga Koliçi, për të vendosur baraspeshën.
Në fundin e pjesës së parë, Skënderbeu do të fitonte penallti dhe kapiteni Bruno Dita, u vendos përballë gardianit Frashëri. Numri 22 i “Ujqërve” tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe çon skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1./abcnews.al
SUPERIORE, JAVA 23
Partizani – Bylis 2-1
Cordeiro 4′, Çinari 19′ / Ntephe 30′
Skënderbeu – Teuta 2-1
Bregu 18′, Dita (p) 45′ / Kallaku 24′

