VIDEO/ “Gjahu” i preferuar i Florian Markut, shikoni si e shkatërron rivalin në raundin e parë

schedule00:04 - 11 Prill, 2021

schedule 00:04 - 11 Prill, 2021

Florian Marku e ka sfiduar, madje shpesh edhe e ka ngacmuar se i zgjedh rivalët e tij të dobët, nga ata që kanë shumë humbje, vetëm që të thellojë rekordin e tij. Boksieri shqiptar ia tha të gjitha pas triumfit me Rylan Charlton.

Conor Benn e konsideron veten shumë lart dhe nuk e mendon të përballet me Florian Markun. Anglezi, djali i kampionit të botës, Nigel Benn, e sheh si një hap prapa duelin me boksierin shqiptar.

Sonte ai është përballur me Samuel Vargas dhe e ka mposhtur me KO teknik, që në raundin e parë, duke treguar edhe një herë se pse ia kanë vënë nofkën “Shkatërruesi”. Gjithsesi Florian Marku nuk është se ka frikë dhe e pret një mundësi të përballet me Conor Benn. / abcnews.al