VIDEO/ Gafa e vitit ndodh në Superiore, shikoni çfarë humbet sulmuesi i Teutës

schedule10:18 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 10:18 - 21 Dhjetor, 2020

Teuta ka dhuruar ndeshje të mira, por e mbylli fazën e parë me vetëm dy fitore. Klubi durrsak ishte një nga klubet më aktive në merkato dhe synon titullin kampion, por reparti sulmues nuk ka bërë mirë në 9 javët e para.

Shumë barazime të skuadrës së Edi Martinit dhe vetëm 5 gola të shënuar, duke qenë sulmi më i dobët i kampionatit deri tani, bashkë me Bylis dhe Apoloninë. Me këta të fundit u rikthyen te fitorja pas gjashtë barazimesh radhazi.

Lorenco Vila i dhuroi 3 pikët Teutës me golin e tij, teksa të shumta ishin rastet e humbura përpara portës fierake. Më flagranti i takoi Blerim Krasniqit. Pjesa e parë, rezultati nuk ishte zhbllokuar akoma dhe 24-vjeçari nga Kavaja kreu gafën e vitit.

Krasniqi përfitoi nga një gafë e mbrojtjes vendase, shmangu portierin dhe në stolin e Teutës nisi festa. Gjithsesi, sulmuesi nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke i befasuar të gjithë. Një rast që do e kujtojë gjatë, por për fat të mirë Vila realizoi pak minuta më vonë dhe Teuta u rikthye te fitorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!