VIDEO/ Gafa e ministres: Autostrada do kushtojë 0.075 euro/km ose ndryshe 7.5 euro/km!

schedule19:26 - 9 Korrik, 2020

schedule 19:26 - 9 Korrik, 2020

Është bërë gati zakon tashmë të dëgjojmë batuta dhe lapsuse të deputetëve, dhe ministrave nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, që edhe gjatë seancës së sotme parlamentare nuk kanë munguar.

I tillë është rasti i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së mbajtur sot në seancën e radhës.

“Kjo është një gjë që populli shqiptar duhet ta fusin në mendje. 12 vite e keni pasur Ministrinë e Transportit ju të dashur zëdhënës të qametit. Edi Rama e ka pasur Ministrinë e Transportit vetëm 3 vite, dhe nuk janë bërë akoma, në shtator bëhen.

Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 euro për kilometër, ose ndryshe 7.5 euro për kilometër, asnjë lek më shumë. Autostradat me pagesë janë autostrada evropiane, janë autostradat e shpejtësisë.

Por e di çfarë do bëjmë tjetër ndryshe nga ju përveç këtyre rrugëve evropiane?! Ne do bëjmë rrugë dytësore të detyruara, është detyrim i çdo garuesi që të ofertojë për rrugët dytësore, që do ti bëjë në këtë koston e përgjithshme”, u shpreh ministrja. /abcnews.al