Pesë futbolliste ndaluan në mes të ndeshjes për të rrethuar rivalen e tyre me trup pasi ajo vendosi duart në kokë. Vajzat e kuptuan menjëherë se çfarë kishte ndodhur duke ndërprerë ndeshjen edhe pse ishin të humbje.
Kundërshtares së tyre i ishte hequr shamia nga koka teksa luante dhe ajo vendosi duart në kokë për të mos u ekspozuar duke lënë edhe ndeshjen. Por, në vend që të vijonin lojën për të shënuar ndoshta golin e barazimit, kundërshtaret ndaluan dhe e rrethuan atë deri sa rregulloi shaminë.
Ndeshja e kampionatit jordanez rifilloi pasi vajza rregulloi shaminë.
Veprimi ka marrë mjaft mbështetje në të gjithë botën, ku vajzat u bënë bashkë për “diçka më të madhe se sa një gol”.
Ndiqni VIDEO-n