Ky ishte momenti kur Laura Bicker dhe ekipi i saj i BBC-së u detyruan të vraponin për t’u mbrojtur nga bombardimet ruse në rajonin e Zaporizhzhia.
Ekuipazhi po xhironte në një fshat në juglindje të vendit, jo shumë larg vijës së frontit. Forca ukrainase janë vendosur në zonë gjatë javëve të fundit për të parandaluar përparimin e trupave ruse.
Trupat ruse nga ana tjetër po intensifikojnë sulmet e tyre në pjesë të Ukrainës juglindore. Mariupol është pothuajse nën kontrollin rus, ndërsa forcat e tyre kanë përparuar në veri dhe perëndim drejt qytetit të Zaporizhzhia, ku shumë civilë kanë kërkuar strehim.
/abcnews.al