VIDEO/ Foda e bën “sefte” me “Dardanët”, Rashica mjafton për triumfin në tokën armene

schedule18:56 - 22 Mars, 2024

schedule 18:56 - 22 Mars, 2024

Nuk mund të kishte fillim më të mirë, në krye të “Dardanëve”. Tekniku, Franco Foda ka udhëhequr Kombëtaren e Kosovës drejt fitores së parë, nën “dirigjimin” e tij, me këta të fundit, që në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium”, të Jerevanit mposhtën me rezultatin minimal, 0 me 1, përfaqësuesen e Armenisë.

“Dardanët” e dominuan tërësisht pjesën e parë të sfidës, teksa arritën të kalonin në epërsi në minutën e 25’-të, me “fantazistin” e Besiktas, që përfiton nga një “rrëmujë” në zonën armene të krijuarj nga “ylli” i Lille, Edon Zhegrova dhe me portën e boshatisur nuk gabon, duke dërguar sferë në rrjetë, duke siguruar fillimisht avantazhin e më tej fitoren totale.

Në drejtmin e Foda, Kosova të zhvilloi një lojë fantastike edhe në fraksionin e dytë të lojës, me “Dardanët”, që nuk lejuan shumë hapësira, në mesfushës e prapavijë, duke arritur të menxhonin avantazhin e krijuaj dhe tashmë, të karikuar nga kjo fitore bëhen gati për sfidën e radhës, atë të 26 marsit, ku në Budapest do të përballen me Hungarinë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Milot Rashicës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!