VIDEO/ Flamurtari kapitullon në shtëpi, e mund Besa me tris

schedule15:57 - 22 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 22 Nëntor, 2020

Besa ka arritur të fitojë pastër me shifrat 0-3 në Vlorë ndaj vendasve të Flamurtarit në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë së Parë. Ndeshja u hap që në minutën e 7-të me Kaina, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-1.

Edhe në të dytën verdhezinjtë do të gjenin golin, madje dy herë. Zeqiri shënoi fillimisht në minutën e 55-të. Pak minuta më pas Kreshpa u ndëshkua me të kuq për Flamurtarin. Besa përfitoi dhe shënoi edhe një herë, këtë herë me ndihmën e vendasve.

Balilaj shënoi në portë e tij në minutën e 80-të dhe vulosi shifrat 3-0 të kësaj ndeshje. Flamurtari numëron vetëm një pikë pas dy ndeshjes të luajtura. Ndërkohë Besa numëron 6 pikë në tre ndeshjet e para, duke u renditur e dyta pas Egnatias. /abcnews.al