Situatë e rëndë është krijuar pas përhapjes së flakëve në Krujë, duke detyruar banorët e zonës të largohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut.
Zjarri ka shkaktuar panik, ndërsa flakët dhe tymi kanë përfshirë zonën.
Autoritetet po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vlerësimin e situatës.
Evakuim i detyrueshëm po kryhet sakaq në zonën Barabit-Lluban, ku flakët rrezikojnë banesat përreth.


