Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Partizanit s’i mjafton Cara, Apolonia i heq fitoren në shtesa

schedule18:41 - 9 Janar, 2021

schedule 18:41 - 9 Janar, 2021

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshje Partizani-Apolonia. Përballja e luajtur në “Elbasan Arena” rezultoi më e vështirë seç mendohej për ekipin e Ilir Dajës, kjo edhe për meritë të ekipit fierak, që zhvilloi ndeshjen e parë nën drejtimin e italianit Camaratta.

Pjesa e parë nisi vrullshëm dhe të dy ekipet synuan portat e njëra-tjetrës, me Partizanin, që kishte raste më konkrete, kur Mala e Asani, të cilët u ndalën mrekullisht me Harizajn. Apolonia provoi të surprizonte në disa raste, por nxitimi dhe mungesa e eksperiencës së lojtarëve fierakë bëri që të mos rrezikonin seriozisht portën e Alban Hoxhës.

Partizani tentoi golin e avantazhit në pjesën e dytë dhe e gjeti atë në minutën e 80-të. Gafë e mbrojtjes fierake që nuk largon topin si duhet dhe aty përfitoi Tedi Cara, i cili tundi rrjetën me një goditje potente.

Çlirim për Ilir Dajën në pankinë, por nuk ishte e thënë që ekipi kryeqytetas të fitonte këtë sfidë. Minuta e 95-të dhe penallti për miqtë. Ekzekutimin e mori përsipër Aleksandro Zaimi, i cili mposhti Alban Hoxhën dhe i dhuroi një pikë fantastike Apolonisë. /abcnews.al

Kategoria Superiore, Java 13
Partizani-Apolonia 1-1
(Cara 80′ / Zaimi (pen) 90+6′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!