Dy gola spektakolarë, në Angli dhe Gjermani. Eberechi Eze, mesfushori 22-vjeçar i Crystal Palace, ka shënuar golin e dytë në triumfin 2-0 kundër Sheffield United.
Në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë, Eze shpërtheu dhe vallëzoi në mbrojtjen e skuadrës kundërshtare dhe në fund finalizoi me një gjuajtje shumë të fortë.
https://twitter.com/i/status/1345398238111784960
Goli i tij më pas bëri xhiron e internetit, sikurse ka bërë rrjeta e tundur nga Nadiem Amiri. Lojtari i kombëtares gjermane zhbllokoi sfidën kundër Eintracht Frankfurt, që Bayer Leverkusen e humbi me rezultatin 2-1.
24-vjeçari bëri një veprim teknik fantastik brenda në zonë dhe më pas me finte e çoi topin përtej vijës fatale dhe ndëshkoi vendasit. Fatkeqësisht goli ishte i pavlerë, pasi Eintracht e ndëshkoi dy herë skuadrën e tij. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1345381676877307908