Teuta e ka finale nesër me Partizanin. Durrsakët, prej orës 17:00, do të zbresin në fushën e blertë të stadiumit “Niko Dovana” dhe do kërkojnë tre pikët që e afronin te titull kampion, që u mungon prej vitit 1994.
Një grup tifozësh kanë menduar sot ta motivojnë skuadrën e tyre të zemrës, duke kënduar gjatë seancës stërvitore në stadium.
https://streamable.com/dhaoal
Nesër ata nuk do të mund të jenë në stadium, por me siguri rreth tij do të jenë sërish duke kënduar e duke shpresuar që sivjet Teuta do të ngrejë titullin kampion. /abcnews.al