VIDEO/ Fillojnë sirenat e sulmit ajror në Kiev

schedule22:28 - 26 Shkurt, 2022

schedule 22:28 - 26 Shkurt, 2022

Sirenat e sulmit ajror kanë nisur në Kiev ndërsa qyteti po përgatitet për një natë tjetër sulmesh ruse. Një shtetrrethim në mbarë qytetin ka hyrë në fuqi në Kiev dhe do të zgjasë deri të hënën në mëngjes.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për “gjenocid” në luftën e saj kundër Ukrainës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i klasifikojë veprimet e Rusisë si “gjenocid”, shkroi ai në Twitter të shtunën në mbrëmje.

Për më tepër ai tha se Rusisë duhet t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Më herët, Zelensky kishte folur me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!