VIDEO/ Festë e çmendur dhe “thumba”, Imami: Titulli tani në Fushë-Krujë…

schedule17:12 - 20 Janar, 2021

schedule 17:12 - 20 Janar, 2021

Nëntë pikë diferencën me Teutën ndjekëse, kur janë luajtur 15 ndeshje në kampionat. Entuziazmi te Vllaznia është i madh dhe futbollistët nga java në javë besojnë edhe më shumë te titulli kampion.

Eni Imami, mbrojtësi i kuqebluve, pas triumfit në Ballsh e lëshon një sinjal të qartë për rivalët. “E kemi sjellë deri në Fushë-Krujë titullin, avash avash po vjen në shtëpi”, shkruan Imami, i cili normalisht e di shumë mirë se ka ende shumë rrugë për t’u bërë.

Fitorja në Ballsh është festuar gjatë, fillimisht nga lojtarët dhe drejtuesit në mesin e fushës. Brohoritje të shumta, që nuk u ndalën as jashtë stadiumit. Nuk mungonin as disa tifozë, që fituan me beniaminët e tyre, kurse në Shkodër me siguri lokalet kanë qenë plot dhe njerëzit i janë gëzuar triumfit të radhës… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!