Policia italiane ka ndaluar tre shqiptarë, të cilët u kapën në posedimin e 50 kg hashash dhe pothuajse 1 kg kokainë. Shqiptarët e arrestuar nga autoritetet italiane janë: Pandeli Prifti, Shqipëria i datëlindjes 01/04/1979, Lulëzim Ndreu, i datëlindjes 04/14/1977 dhe Kujtim Rapushi Kujtim, i datëlindjes 26/04/1982.
Ata janë arrestuar në një vilë ku ishte edhe qendra e tyre e aktivitetit. Ndërsa lënda narkotike është zbuluar nga qentë anti-drogë në makinën që përdorej nga shqiptarët.
Tre shqiptarët janë arrestuar nga policia italiane në Ragusa. Sipas policisë, një nga shqiptarët e arrestuar mësohet se ishte në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata me 3 vjet burg.
Duke tentuar t’i shmangeshin kontrolleve ai përdorte një kartë identiteti false me emrin e një greku. Shqiptarët janë dërguar në paraburgim, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe cili ishte destinacioni i drogës./abcnews.al