Ish-sulmuesi i Milanit dhe i Romës në Serie A, Stephan El Shaarawy, ka dhuruar spektakël në Instagram. “Faraoni” shquhet për aftësitë e tij të shkëlqyera dribluese, si dhe është një nga freestylet më të mirë në botën e futbollit.
Këtë gjë, El Shaarawy e ka treguar edhe në videon e publikuar së fundmi në Instagramin e tij zyrtar, ku ndiqet nga 4 milion fansa. Nën ritmim e muzikës, El Shaarawy xhonglon dhe topin, duke treguar kontroll dhe koordinim fantastik të sferës. Një video për të mos u humbur…/abcnews.al