Video fantastike, Andre Gomes rikthehet në stërvitje pas dëmtimit horror

schedule23:55 / 28/01/2020

Mesfushori i Everton, Andre Gomes, pësoi një dëmtim të rëndë vitin e shkuar, në ndeshjen kundër Tottenham. Ishte sulmuesi i “Gjelave”, Heung-Min Son, ai që bëri një ndërhyrje të ashpër dhe Gomes, theu kaviljen në dy vende.

Pamjet e këtij momenti ishin të frikshme dhe dëmtimi i Andre Gomes, u konsiderua si ndër më të mëdhenjtë në historinë e Premier League. Mendohej se Gomes e kishte mbyllur sezonin, por ish-mesfushori i Barcelonës është rikuperuar shumë herë më shpejt seç mendohej.

Portugezi ka dalë sot për herë të parë në stërvitje me Evertonin dhe ka kryer një seancë të plotë me shokët e skuadrës, por kuptohet, jo me ritme të plota. Pamje të shkëlqyera këto dhe rikthimi i Gomes, është një lajm i mirë për të gjithë botën e futbollit./abcnews.al

Video e publikuar nga faqja zyrtare e Everton në Twitter:

schedule23:55 / 28/01/2020