Europoli njoftoi se në 21 tetor ka mbështetur Operacionin “OP HABITAT RINIA” nga Garda Civile Spanjolle dhe Policia Shqiptare, në të cilën pesë persona u arrestuan për përfshirjen e tyre në vjedhje, të cilat synonin shtëpitë e yjeve të futbollit spanjoll.
Disa shtëpi të futbollistëve të Atletico dhe Real Madrid janë grabitur ndërsa ata luanin ndeshjet e tyre. Grupi përbëhet nga 4 shtetas shqiptarë dhe një Spanjoll. Ata u arrestuan në një operacion te policive perkatese të koordinuara në Madrid dhe Toledo më 16 tetor.
Europol mbështeti operacionin duke siguruar shkëmbimin e informacionit dhe takime operacionale në selinë e saj./abcnews.al


