“Korçarët” e Skënderbeut duket se janë shumë pranë një fitoreje tejet komode, në përballjen e javës së 14-të të Kategorisë Superiore, ndaj “verilindorëve” të Kukësit, teksa tashmë kanë arritur të sigurojnë edhe golin e dytë të sfidës.
Një goditje dënimi nga mbi 26 metra distancë ekzekutohet në mënyrë perfekte nga “fantazisti”, Gresild Lika, i cili me një goditje potente mposht portierin Tafas, duke filluar sërish festën e tifozëve të pranishëm në tribunat e “Arenës së Demave”. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: