Kukësi e ka mbyllur në avantazh të trefishtë pjesën e parë kundër Flamurtarit të vendit të fundit. Vetëm katër minuta rezistuan kuqezinjtë në “Elbasan Arena”. Kristal Abazaj zhbllokoi ndeshjen me një gol shumë të bukur, i nënti në këtë sezon në kampionat. Dyfishimi erdhi në minutën e 27-të.
LEXO EDHE: VIDEO/ Abazaj i shkëlqyer, Kukësi ndëshkon shpejt Flamurtarin!
Vasil Shkurtaj u rikthye te goli. Djemtë e Shehit nuk u ndalën dhe gjetën golin e tretë tre minuta përpara fundit. Sërish Shkurtaj autor i golit. Bomberi i skuadrës verilindore, shfrytëzoi një asist të Maliqit, duke u ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve me 18 gola, një më shumë se Nwabueze i Laçit. /abcnews.al
Kukësi-Flamurtari 3-0
(Abazaj 4′, Shkurtaj 27′, 42′)
https://streamable.com/igfydu