Erzeni i Delialliasit ka arritur të fitore tejet të rëndësishme në përballjen e javës së 8 të Kategorisë Superiore, teksa në “Niko Dovana” ka triumfuar në derbin ndaj Teutës, me rezultatin minimal, 0 me 1.
“Hero” i kësaj sfide mund të thuhet me plot gojë se ishte 22-vjeçari i mbrojtjes së shijakasve, Alessandro Kacbufi, i cili përveç ndërhyrjeve klinike gjatë 90 minutave arriti të shënojë dhe golin e vetëm të sfidës, teksa pas një krosimi të Kahrimanovic kërcen më lart se të tjerët, duke ndëshkuar portierin Dema, me një goditje të bukur me kokë.
Falë kësaj fitoreje Erzeni krijon një shkëputje prej 3 pikësh nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria, teksa aktualisht pozicionohet në vendin e 6 me 11 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 8 të tabelës me vetëm 8 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: