Diego Armando Maradona nuk jeton më. Ditën e sotme ai është përcjellë për në banesën e fundit nga miqtë e afërm dhe familjarët, ndërkohë rrugët e Buenes Aires ishin mbushur me njerëz që donin t’i jepnin lamtumirën idhullit të tyre.
Gjatë këtyre tre ditëve, online është e vështirë të gjesh lajme që nuk kanë lidhje me “El Pibe de Oro”. Së fundmi po qarkullon edhe një video, që mendohet se është e fundit e tij sa ishte gjallë. Sikurse edhe shikohet, gjendja e tij nuk ka qenë e mirë.
Disa persona e mbajnë teksa ecën, ndërkohë që Maradona merr një përshëndetje nga djali që e filmon, komshi i tij. Dorë e ngritur dhe buzëqeshje dhe legjenda vazhdoi të ecte, me aq fuqi sa kishte. Operacioni në tru që kreu rreth 10 ditë më parë ka pasur ndikimin e vet. /abcnews.al