VIDEO/ Elvana Gjata uron të atin nga festivali Sunny Hill, fansat këndojnë bashkë me të për ditëlindjen e tij

schedule08:31 - 5 Gusht, 2022

schedule 08:31 - 5 Gusht, 2022

Elvana Gjata ka bërë një gjest mjaft prekës për të atin teksa ndodhej në skenën e festivalit Sunny Hill. Festivali, i organizuar nga Dukagjin Lipa, startoi mbrëmë në Prishtinë dhe do të zgjasë për disa ditë ndërsa do të zhvillohet dhe në Tiranë në fund të muajit.

Në mesin e artistëve që kanë interpretuar ka qenë dhe Elvana, e cila ka marrë një moment për t’i uruar babait të saj ditëlindjen. Pas mesnatës, këngëtarja ka ndarë videon ku shihet teksa iu kërkon pjesëmarrësve të këndojnë për të shtrenjtin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

“Të dua babi. Gëzuar ditëlindjen” dëgjohet duke thënë këngëtarja në video. “Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im”, ka shkruar më pas krahas videos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!