SHKODËR– Një 33-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Dragoç të Postribës.
Polica njoftoi se autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të një makine tip Benz, me të cilën lëvizte i riu Ramazan Mataj.
ABC News ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ndërkohë autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

