Tronditet Vlora. 23-vjeçari Gëzim Sinomati, është qëlluar për vdekje teksa ishte në ballkonin e banesës së tij.
Ndërkohë në pamjet e siguruara nga ABC News shihet se zona është rrethuar nga forca policie dhe po vijon kontrollet.
Në një reagim zyrtar, policia e Vlorës njoftoi se Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
/abcnews.al/