VIDEO/ Eintracht thyhet shpejt, Bayern Munchen nis festën

schedule18:52 - 23 Maj, 2020

schedule 18:52 - 23 Maj, 2020

17 minuta ka rezistuar Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”. Leon Goretzka ka zhbllokuar ndeshjen, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij.

Thomas Muller u nis bukur në krahun e djathtë dhe lëshoi një top drejt zonës mike. Goretzka goditi menjëherë dhe dërgoi topin në rrjetë. Goli i katërt në kampionat për mesfushorin gjerman, që numëron po kaq asiste të dhuruara.

Bavarezët nuk mund të gabojnë sot dhe kanë hedhur një hap të sigurt drejt fitores, rezultat që i dërgon sërish katër pikë përpara Dortmundit të vendit të dytë. /abcnews.al