VIDEO/ E rrallë në Turqi, vakt i shpejtë për Ramazan dhe një maçok që futet në fushë

schedule22:20 - 13 Prill, 2021

schedule 22:20 - 13 Prill, 2021

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit. Në Turqi janë shumë besimtarë dhe gjatë ndeshjes së divizionit të dytë midis Giresunspor dhe Keciorenguru, që i fitua 2-1 nga vendasit, ka ndodhur një gjë e veçantë dhe e bukur.

Ishte minuta e 11-të, dëmtimi i një lojtari ndërpreu ndeshjen për disa sekonda, teksa u dëgjua edhe thirrja e Ezanit. Disa prej lojtarëve të ekipit miq që kanë zgjedhur të agjërojnë, u mblodhën dhe konsumuan iftarin.

https://streamable.com/ojtfvv

Arbitri kryesor i mirëkuptoi dhe priti që të mbaronin vaktin e shpejtë për të nisur ndeshjen. Ndërkohë, në minutat e para të pjesës së dytë, një maçok zbarkoi në fushën e blertë, për t’u larguar pasi shijoi disa xhiro nëpër fushë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!