Prefekti i rajonit të Lombardisë njoftoi se do të futet në karantinë 14 ditore pasi një bashkëpunëtor i afërt i tiji ishte prekur nga koronavirusi.
Attilio Fontana njoftoi përmes një lidhjeje në Facebook se ai kishte rezultuar negativ nga analizat, megjithatë do të vetëkarantinohej si masë paraprake për 14 ditë.
“Nga sot, do të ndryshojë gjithçka tek unë. Kam dalë negativ nga analizat për koronavirusin, megjithatë kam zgjedhur që të futem në karantinë për dy javë me qëllim shmangien e ndonjë të papriture ndaj bashkëpunëtorëve të mi”, u shpreh ai në Facebook.
Harta e koronavirusit është zgjeruar ndjeshëm në Europë, ku janë konfirmuar rastet e para në Estoni, Danimarkë dhe Rumani.
Gjendja është alarmante në Itali ku numri i të prekurve është 400, ndërsa numërohen 12 të vdekur.
Thuajse të gjithë të vdekurit në Itali janë në një moshë të thyer dhe kanë patur probleme të tjera shëndetësore. /abcnews.al