VIDEO | E mbani mend Hugo Almeida? UEFA na rikujton “perlën” e tij

schedule08:50 - 22 Maj, 2020

schedule 08:50 - 22 Maj, 2020

Portugalia nuk ka vuajtur asnjëherë në nxjerrjen e talenteve, sidomos në repartin e sulmit. Lojtarë të shpejtë, teknikë, të shkëlqyer fizikisht dhe golashënues të lindur. Megjithatë, Hugo Almeida nuk ishte një talent i madh, por me aq atribute sa kishte, jepte gjithmonë maksimumin në fushën e lojës.

Gjiganti i sulmit ishte një futbollist që bënte mirë spondin për shokët e tij të skuadrës, shumë i fortë në luftën në ajër dhe me një të majtë të frikshme. Gjatë karrierës së tij, Almeida ka luajtur për ekipe si Porto, Werder Bremen, Besiktas, AEK dhe Hajduk Split.

Por me ekipin e Portos, ai ishte më i suksesshëm, duke luajtur rregullisht në Champions League dhe duke fituar trofe me fanellën bardheblu. Faqja zyrtare e UEFA Champions League në Twitter, na kujton një nga golat më të bukur në historinë e kompeticionit më elitar për klube, shënuar nga Almeida. Predhë e vërtetë…/abcnews.al